Festivali ndërkombërtar “Amol” në Ferizaj pritet të fillojë me 10 tetor dhe të përfundojë me 14 tetor.

Në këtë festival do ta marrin pjesë gjithsej 60 garues të cilët do të interpretojnë live, shkruan Kosovarja.

E mira e këtij organizimi të festivalit është që i mbështesin talentët e rinj, dhe ata më të votuarit do të kenë fatin të përfaqësojnë Kosovën dhe Shqipërinë në festivale internacionale në botë.

Kurse, sa i përket jurisë do të ketë shumë emra të njohur, ku në mënyrë të denjë dhe profesionale do ti nxjerrin në dritë më të mirët e këtij festivali.

Ndër ta pritet të jetë edhe këngëtarja, tashmë edhe aktorja Angelina Shala, së cilës më shumë bindje dhe besim iu është besuar kjo pjesëmarrje dhe vlerësim ndaj të rinjve.
/Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË