Të gjithë po presin për ta parë Angelina Shalen si aktore.

Siç mësojmë nga burime të afërta me të, bukuroshja, ka treguar se është aktore e lindur dhe se shesh-xhirimi është vendi ku ajo e tregon vetën më së miri, shkruan “Kosovarja”.

Këngëtarja, së shpejti do të shfaqet në filmin me titull “Kthetrat”, që vjen me 36 epsiode.

Siç kuptojmë, Angelina do të luaj karakterin e Vaneses, që thuhet se do të jetë një personazh mjaftë intrigues.

Regjisor i këtij seriali është Adem Kicaj. Seriali në fjalë është prodhim i televizionit të parë shqiptar në Evropë, “Syri Blue”.

Siç kuptojmë, një nga shtytësit kryesor që Angelina ta sprovoj vetën në aktrim, ishte Musa Sylejmani, djali nga Gjilani që jeton e punon prej vitesh në Zvicër e që është menaxher dhe organizator në RTV “Syri Blue”.

Emri i tij gjendet në shumë drejtime arti në Zvicër e jo vetëm.

Bukuroshja Shala ka treguar se Sylejmani i qëndron gjithnjë në krah dhe është mbështetje e fortë për të.

Ajo, ndan miqësi të mirë me organizatorin e njohur të shumë eventeve prestigjioze. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË