“1.000 herë vlerën më shumë do ta di” është titulli i këngës së re të këngëtarit Hajriz Berisha, që pritet të editohet së shpejti me videoklip, shkruan “Kosovarja”.

Zëri i bukur, vjen me këtë këngë të ndjeshme, që me sa duket do ta bëjë për vete publikun shqiptar, që lehtë afektohet pas këngëve të dashurisë.

Videoklipi i këngës pritet të lansohet së shpejti, e ajo që do ta bëjë tejet të veçantë këtë projekt, është pjesëmarrja e aktores Angelina Shala, që do të jetë në rolin e aktores.

Siç kuptojmë, dyshja janë miq të mirë dhe kjo ka bërë që këngëtarja e aktorja ta pranoj ftesën që të jetë pjesë e videoklipit të Hajriz Berishës./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË