Angelina Shala e bukur, e talentuar, e zonja në të gjitha drejtimet.

Angelina është ajo femra e bukur e fortë dhe që tregoj se mund tia dalë sukseshëm në çdo nismë.

Ndonëse nuk ka shumë këngë, ato që i ka sjell për publikun, janë bërë hite dhe e kanë pozicionuar lartë bukuroshen tonë.

Angelina Shala, së fundi është bërë pjesë e kastit të serialit “Kthetrat”, i cili do te dalë së shpejti, e ku Shala ka shkëlqyer në interpretim.

Ajo është sfiduar në biznes, muzikë, aktrim, e siç duket nga postimet në rrjete sociale, së shpejti mund ta shohim edhe të inkuadruar në politikë, shkruan “Kosovarja”.

Angelina shihet përkrah deputetit të Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka. A mund të jetë Shala pjesë e Partistë Euroatlantike të Kosovës?

Mbetet të shihet më tej… /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË