Hapat

Perimet i ziejme me uje te kripur per 10 minuta,shperlajme me uje te ftohet qe te ruhet ngjyra,kullojme dhe leme anash.

Vezet i ziejme,qerojme dhe grijme ne copeza te vogla.

Trangujt i grijme ne copeza te vogla.

Ne nje ene qesim shmantin,ngrohim ne max,shtojme majonezen,dhe zhelatinen e fryre(zhelatinne e leme ne 3 luge uje te ftohet per 10 minuta dhe me pas me po ate uje e shtojme tek ajka e ngrohur).

Perzijme mire dhe shtojme tek perimet e perziera,trangujt dhe pershuten e grire ne copeza.

Masen e qesim ne kallep gjysemhene te mbuluar me plastfolie.

Qesim nje shtrese nga sallata,shtojme ne mes vezet e ziera njeren pas tjetres,mbulojme mire me sallaten e mbetur.

Mbulojme me plastfolie dhe leme ne frigorifer per 5-6 ore ose tere naten.

Me pas kthejme permbys ne nje tabaka dhe dekrojme me pjese speci te kuq,dhe magdanzo te fresket.

Përbërësit
300 gr perime te ngrira te perziera(karrote,bizele,patate)

3 tranguj turshi

300 gr përshutë sallami ose mish i bardhe pule i zier dhe grimcuar

3 vezë te ziera +3 veze te ziera

100 ml ajkë e tharte(shmant)

100 ml majoneze

15 gr zhelatine

MUND TË JU PËLQEJNË