Ky është ushqimi ideal që ta merrni me vete për kafjall

Nëse jeni adhurues i avokados, por nuk keni ide se në çfarë mënyre ta përgatitni, po ju sjellim recetën e shkëlqyeshme për sallatë, transmeton Telegrafi.

Kjo sallatë, njëkohësisht është e shëndetshme, e shijshme dhe plot kalori të shëndetshme.

Përbërësit:

– 150 g krem-djathi për lyerje,

– 120 g djathë të grirë,

– 3 lugë supe jogurt,

– një lugë majonezë,

– një kavanoz speca të pjekur,

– 2 avokado,

– 40 g arra,

– kripë

Përgatitja:

Përzieni krem-djathin, djathin e grirë, jogurtin dhe majonezën.

Pritni imët specat dhe avokadon dhe shtoni në tretje qumështi.

Në fund shtoni arrat e bluara dhe kripën sipas dëshirës.

MUND TË JU PËLQEJNË