Përgatitet shpejt dhe lehtë, është shumë e shijshme – sallatë me shije të mrekullueshme.

Përbërësit:

900 g oriz të zier,

400 g mish toni,

200 g bizele të konservuar apo të zier,

2 speca të kuq, të prerë në kube,

3 domate, të prera në copa të vogla,

Një lugë majdanoz të prerë imët,

Një lugë ullinjsh të grirë imët,

4 lugë majonezë,

Lëng të një limoni,

2 lugë vaj ulliri.

Përgatitja:

Në orizin e zier shtoni mish toni, përzieni dhe shtoni bizele, spec, domate, kokrra ulliri dhe majdanoz.

Përzieni edhe majonezën, lëngun e limonit dhe vajin e ullirit dhe qitni në sallatë sipas shijes suaj.

Mbuloni sallatën e mrekullueshme me folie dhe e lini në frigorifer derisa ta servirni.

Ju bëftë mirë

MUND TË JU PËLQEJNË