Qytetarët e Kosovës me të drejtë vote, zgjedhin sot përfaqësuesit e tyre për përbërjen e re të Kuvendit, nga i cili do të zgjidhet më pas edhe qeveria e re e Kosovës me mandat katërvjeçar.Në këto zgjedhje, të drejtë vote kanë më shumë se 1 milion e 900 mijë qytetarë.

Zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kanë njoftuar se të gjitha qendrat e votimit janë hapur në orën e paraparë, me përjashtim të disa qendrave të vogla që ka pasur vonesa të vogla.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në orën 11:00 kanë votuar 9.6 për qind apo 170 mijë qytetarë me të drejtë vote.Të drejtë vote në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare që po zhvillohen sot, kanë 1.937.868 votues të regjistruar.

MUND TË JU PËLQEJNË