Zgjedhje të pazakonshme do të zhvillohen nesër në Republikën e Kosovës.

Banorët e Podujevës do të votojnë ndryshe nga herët e kaluara, pasi në Kosova janë konfirmuar rastet e infektimit me codiv-19.

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Naser Ramadani ka konfirmuar se instituti i tyre i ka dhënë udhëzimet përkatëse KQZ-së.

“Të gjithë votuesit duhet të jenë larg njëri-tjetrit nga 2 metra”, ka thënë ai, shkruan Indeksonline

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka bërë të ditur sot se zgjedhjet në Podujevë do të mbahen, pavarësisht se dy raste janë konfirmuar në Kosovë me koronavirus.

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, në mbledhjen e KQZ-së, tha se zgjedhjet do të mbahen, pasi nuk kanë ndonjë rekomandim tjetër nga Instituti i Shëndetit Publik.

“Në emër të KQZ-së kam komunikuar me të gjitha institucionet relevante dhe meqë nga IKShPK nuk ka ndryshim të rekomandimit, ne vazhdojmë sipas planit operacional. I lus ata që do të jenë në vendvotim t’i përmbahen ta gjitha masave. Qytetarët i inkurajoj që të mos bëjnë tollovi dhe t’i përmbahen rekomandimeve të qeverisë” , tha ajo.

MUND TË JU PËLQEJNË