Një rrahje ka ndodhur të dielën në një motel të Prishtinës. Mësohet se rrahja ka ndodhur në një motel në dalje të Prishtinës.

Dyshohet se një person e ka kapur me “pelë për dore” femrën e tij, duke e tradhëtuar me një person tjetër.

Indeksonline, ka siguruar pamjet nga moteli ku ka ndodhur përleshja fizike. Në pamje shihen edhe njollat e gjakut.

Lajmin për Indeksonlinen e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër k-shqiptarë, pasi që ata nën ndikim të alkoolit janë përleshur fizikisht ndërmjet vete.

Si pasojë të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

MUND TË JU PËLQEJNË