Një përleshjemes tre grave e shkaktuar nga një manovrim i gabuar në një autostradë në SHBA ka bërë mjaft bujë në mediat e huaja.

Pamjet tronditëse të bëra virale në rrjet tregojnë një grua me një makinë të zezë që i pret rrugën një automjeti tip Hyundai, gjë e cila shkaktoi “tërbimin” e shoferes.

Siç shihet dhe në video, drejtuesja e mjetit Hyundai del nga makina me një shkop bejsbolli në dorë dhe i vërsulet shoferes së makinës së zezë.

Më pas del edhe pasagjerja në mjetin Hyundai, e cila sipas dëshmitarëve besohet se ishte vajza e gruas, dhe godet me grushta drejtuesen e mjetit të zi.

Mes tyre nis një përleshje e ashpër me tërheqje flokësh, shkëmbimi grushtash e shkelmash.

Dëshmitarët lajmëruan policinë, por kur këta të fundit mbërritën në vendin e ngjarjes, gratë ishin larguar.

Tre gratë e përfshira në sherr janë shpallur në kërkim nga Policia e Ilinois dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e tyre.

 

MUND TË JU PËLQEJNË