Një përleshje masive ka ndodhur sot në Deçan.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur sot rreth orës 10:00 të paradites.

“Ju informojmë se me datën 27 gusht 2019, rreth orës 10:00 në rrugën ‘Dëshmoret e Kombit’ në Deçan, ka ndodhur një incident në mes të disa personave, të cilët fillimisht janë fjalosur dhe më pas janë përleshur edhe fizikisht”, thuhet në komunikatë.

Policia e Kosovës, konkretisht Stacioni Policor në Deçan, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në koordinim edhe me prokurorin e shtetit, për të sqaruar të gjitha rrethanat lidhur me këtë rast, i cili është cilësuar ‘lëndim i lehtë trupor’.

Të dyshuarit e arrestuar:

V.H. i lindur 1994 m/k/sh

F.H. i lindur 1976 m/k/sh

G.H. i lindur 1989 m/k/sh.

Të dyshuarit e lartëcekur me urdhër te prokurorit janë ndaluar për 48 orë.

Rasti është duke u hetuar në bashkëpunim të plotë me Prokurorinë e Shtetit për të sqaruar rrethanat dhe motivin e rastit.

MUND TË JU PËLQEJNË