Një përleshje në mes disa të rinjve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Mitrovicë,

Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Bëhet fjalë për një përleshje në mes të disa të rinjve. Katër nxënës janë marrë në pyetje, një prej tyre është i lënduar”, ka bërë të ditur Zahiti.

Zahiti ka theksuar se njësitet përkatëse të policisë janë duke u marrë më rastin.

Ndërkaq Express nga dëshmitarët mëson se dyshohet se në këtë përleshje janë përdorur edhe armë zjarri.

MUND TË JU PËLQEJNË