Ka 20 vite që një vajzë shqiptare e cila jeton në New York, po kërkon një familje nga Rozhaja.

Përmes rrjetit social Twitter ajo ka kërkuar ndihmë për të gjetur këtë familje që t’ua kthejë nderin.

“Gjatë luftës në Kosovë, unë dhe prindërit jemi strehuar tek një familje boshnjake në Mal të Zi. Pasi u larguam nga aty, kurrë nuk kemi mundur të komunikojmë me atë familje. Ata jetonin në Rozhajë në një fshat që quhet Llovniq. Atë kohë më i vjetri i familjes ishte Adem Ramoviq, ndërsa djali Isuf Ramoviq. Ata na pranuan si të tyret, duke na dhënë strehim, ushqim e dashuri. Nëse mund ta shpërndani këtë postim që ta gjejmë këtë familje do të ishim shumë të lumtur” shkruan ajo në Twitter.

Lajmi tashmë ka marrë jehonë, sidomos në mediumet malazeze.

MUND TË JU PËLQEJNË