Një përleshje masive ka ndodhur në St.Gallen gjatë ditës së djeshme, ku të përfshirë ishin tre kosovarë.

Në zonën ‘Bruhglasses’ një grup prej tetë burrave zviceran ishin afruar në shkallët e kalimit në ‘Bruhl Gate’.

Aty kishte plasur përplasjes mes zviceraneve dhe kosovarëve.

Policia e St.Gallen konfirmoi që dy kosovarë janë arrestuar dhe katër zviceran ishin dërguar në spital pasi kishin qenë të lënduar.

Kosovari i tretë kishte arritur të shpëtonte.Kosovarët ishin të moshës 21 dhe 28 vjeç.

Ndërsa të lënduarit zviceran kanë qenë dy të moshës 28 vjeçare, një 29 vjeçar dhe një 35 vjeçar.Arsyeja e mosmarrëveshjes ende nuk dihet.

Policia është duke vazhduar me hetimet./Blick.ch/.

MUND TË JU PËLQEJNË