Këngëtarja shqiptare, Ronela Hajati, ka qenë mjaft aktive këtë sezon me plasimin e projekteve të reja muzikore, të cilat u pritën mjaft mirë nga publiku.

Ronela dje kishte bërë të ditur se kishte shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, saktësisht në Miami të Floridas, ku ka vendosur të “mbushë bateritë”.

Angazhimet e shumta që kishte këngëtarja gjatë gjithë sezonit nuk i dhanë asaj hapësirë kohore që të shfrytëzonte ndonjë ditë për pushim, andaj ajo ka zgjedhur Amerikën e largët si destinacionin më të përshtatshëm ku tashti mund të shijojë rrezet e diellit.

Në paraqitjen e fundit ajo është shfaqur tejet joshëse dhe provokative, duke shkruar “Mirmëngjesi!”, ku në plan të parë kishte vënë këmbët, e veshur me një fustan të hapur. /Indeksonline/

MUND TË JU PËLQEJNË