Ronela Hajati ishte pjesëmarrëse në ‘’Kënga Magjike’’.
Këngëtarja Ronela Hajati ka qenë njëra nga konkurrentet në festivalin ‘’Kënga Magjike’’

Ajo u prezantua me këngën ‘’Vuj’’ dhe nuk u largua pa marrë edhe çmim.

Ronela ka fituar çmimin për performancën më të mirë dhe për këtë fakt ndihet tejet e lumtur.

Nëpërmjet një postimi në Instagram këngëtarja është shprehur se nata e mbrëmshme ka qenë për t’u mbajtur mend dhe ka marrë atë çfarë ajo ka dashur.

“Dje ishte një natë për t’u mbajtur mend! Mora gjithçka që kam dashur! Mora dashurinë tuaj! Ju dua me zemër… Dua të gjej rastin për të falënderuar një skuadër njerëzish qe u kujdesën për dukjen time në çdo detaj”, ka shkruar Ronela Hajati pranë postimit në Instagram.

MUND TË JU PËLQEJNË