Ronela Hajati po planifikon ta mbajë një koncert recital.

Ronela Hajati përmes një postimi në Instagram, ka bërë të ditur që së shpejti do të organizojë një koncert recital.

Ajo njofton se ky koncert do të jetë më ndryshe nga ata që i kemi parë prej artistëve të tjerë, çdo gjë do të jetë live, do të ketë shumë valltarë, e të tjera.

“Mendoj se me ka ardhur koha te bej nje koncert recital…kam aq shume kenge qe dua ti risjell! Dëshiroj të bëj koncert që askush nuk e ka bërë ndonjëherë…çdo gjë live, shumë valltarë, skenë e madhe dhe drita!”, ka shkruar ajo.

Për ndryshe, “Lage” titullohet projekti i fundit muzikor nga Ronela Hajati, mbetet të shihet se çfarë po përgatit kësaj radhe ajo. /Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË