Rita Ora kësaj radhe në vendlindje po qëndron me një mision bamirësie.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka ardhur në Kosovë për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

Ajo po shoqërohet nga prindërit e saj Besnik Sahatçiu dhe Vera Ora të cilët ndihen krenarë me vajzën e tyre.

Ishte Vera ajo e cila në Instagram e ka publikuar një foto bashkë me Ritën gjatë vizitës së saj në njërën prej familjeve nevojtare.

Pranë postimit ajo ka treguar se mburret me vajzën e saj dhe se ka ardhur për ta mbështetur atë dhe Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF)./Lajmi.net/.

MUND TË JU PËLQEJNË