Banorët e fshatit Pouskë të Komunës së Prizrenit janë në hall nga një ari i murrmë, të cilit disa javë më parë gjuetarë nga e njëjta zonë ia kishin vrarë ariut katër këlyshët e saj.

Tash e disa javë, banorët e këtij fshati po përballen me hakmarrjen e ariut të cilin dyshohet se e kanë tërbuar.

“Mbrëmë më ka ardhur ariu deri tek shtylla, dhe vazhdimisht është sjellë rreth shtallës”, thotë njëri prej banorëve të fshatit për Klan Kosovën, teksa vazhdon duke e përshkruar ariun: “Është krejt e zezë por te qafa ka një ngjyrë të bardhë.”

Disa ditë më parë, ariu kishte mbytur 20 dele të familjes Demiri në këtë fshat. Njëra prej pjesëtareve të kësaj familjeje rrëfen se si e frikësojnë ariun përmes mjeteve piroteknike.

“Kur vjen e ndezim këtë [mjetin piroteknik, v.j] dhe e gjuajmë pastaj shkon ajo, por kthehet prapë brenda një ore”, thotë pjesëtarja e kësaj familje.

E sot kanë dalë pamje nga sulmi që ariu i ka bërë bagëtive të banorëve të fshatit.

Ndërkaq, një ekspert i kafshëve thotë se ariu po i hakmerret banorëve të fshatit pasi ia vranë këlyshët.

“Disa gjahtarë keqbërës, sipas fshatarëve, janë kanë vrarë këlyshët dhe ariu është tërbuar”, thotë eksperti i kafshëve.

E ata që e kishin parë edhe më herët këtë specie, thonë se ajo është e butë. Një banor i fshatit thotë se është takuar një herë me të “ballë për ballë” në distancë prej 4 metrash dhe tregon se asgjë nuk i kishte ndodhur.

Ndërkaq, nga Policia e Kosovës thonë se kanë kontakte me qytetarë por ende nuk ka ndërmarrë asgjë.

Pamje nga sulmi i Ariut në kopenë e deleve,Banorët e disa fshatrave të Prizrenit në hall me Arushat…!Ka një kohë që banorët e Pouskës dhe të fshatrave të grykës së Lumbardhit janë në hall nga Arushat.Ata kërkojn ndihmë edhe nga institucionet shtetërore të sigurisë,raporton rtv Besa.

Publiée par RTV BESA sur Mardi 2 avril 2019

MUND TË JU PËLQEJNË