Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa në një intervistë për mediumin prestigjioz ‘Elle’ka treguar lidhjen e saj me Kosovën.

Teksa është rrefyer për jetën e saj dhe karrierën e sukseset e fundit, Lipa është pyetur edhe se si ndihet për Kosovën duke marrë parasysh se shumicën e kohës e kalon në Londër.

“Kosova më ka formuar mjaft. Kemi një lidhje të veçantë mes vete. Njerëzit i dinë punët tuaja para se ti t’i dish, por ata gjithmonë kanë treguar shumë dashuri për mua. Njëherë dikush më ka thënë në një intervistë ‘ke një etikë pune të imigrantit’, por më shumë është puna kur dëshiron dëshpërimisht të merresh seriozisht. Ka gjithmonë stigmë rreth të qenit nga Kosova ose Shqipëria. Nëpër filma, çdo shqiptar është në mafia. Po përpiqemi të ndryshojmë atë që mendojnë njerëzit për shtetin tonë”, ka thënë ajo.

“Elle” e ka titulluar këtë intervistë “Dua Lipa është e ardhmja e muzikës pop”. /gazetametro.net

 

MUND TË JU PËLQEJNË