Mbrëmë është mbajtur premiera e dramës “Bryma e vdekjes” në teatrin kombëtar të Kosovës.

Në këtë komedi janë shfaqur shumë aktorë dhe balerinë profesionistë, por që roli kryesor dhe më emocional i takoi aktores së madhe, Teuta Krasniqit, shkruan Kosovarja.

Nuk është hera e parë që aktoren në fjalë ta shohim të triumfojë e para dhe të rezulojtë ndër më të suksesshmet në premiera e luajtje të ndryshme.

Por, ja që mbrëmja e kaluar ishte më e veçantë për të, pasi që për herë të parë prezantoi para një publiku të gjerë një rol shumë të rëndësishëm dhe të papërshkrueshëm për të.

Ai është roli i Havës i shkruar mjeshtërisht nga i ati i saj, Milazim Krasniqit, shkruan më tutje Kosovarja.

Ndonëse jo e lehtë dhe mbrapa një punë më të përgjegjshme dhe më të emocionuar, Teuta po që ia doli të mbizotërojë në komedinë e mbrëmshme, dhe të iu besohet totalisht roli kryesor i kësaj premiere, dhe siç u pa fjalët e saj shprehën më shumë se kurrë ndjesitë dhe falenderimet për secilin që i qëndruan pranë.

Është pak të thuhet që edhe familja e saj pas përfundimit të të gjithë procesit janë ndjerë krenarë me të, që me gjasë nuk kanë gjetur edhe fjalët përshkruese për ti treguar gëzimet dhe sukseset e pandalura të së bijës. /Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË