Kjo ëmbëlsirë është ideale dhe shijohet jashtë mase shumë në çdo stinë dhe moment të ditës.

Për më tepër mund ta përgatisni shumë shpejt, pa shumë mund.

Përbërësit e nevojshëm:

250 gr miell

250 gr gjalpë

250 gr sheqer

4 kokrra vezë

150 gr fruta të thata

1 lugë gjelle pluhur për pjekje

sheqer pluhur për dekorim

Mënyra e përgatitjes:

Në një mikser rrahim vezët dhe sheqerin deri sa të formohet një masë shkumoze në ngjyrë të verdhë të çelur, ndërkohë shkrijmë gjalpin.

E heqim nga mikseri masën dhe shtojmë përbërësit e tjerë duke i përzierë me një spatul silikoni.

Marrim formën e kekut e lyejmë me gjalpë e miell, vendosim brumin dhe e pjekim në furrë të nxehur 170 gradë për 40 – 45 min.

Para se ta heqim nga forma, e lemë kekun të ftohet në temperaturë ambienti.

Pastaj sipër e zbukurojmë me sheqer pluhur sipas dëshirës.

MUND TË JU PËLQEJNË