Majk dhe Majlinda mbrëmë janë bërë emër kyç në mediat rozë, shkruan GazetaBlic.

E krejt kjo erdhi pasi reperi kishte publikuar disa video me fëmijë, duke qenë se së fundmi e kemi parë edhe në nismën “Ti barabartë unë”.

Ishte një komentuese ajo që tha se dashuria e tij duhej të fillonte nga djali i tij, e pastaj tek të tjerët, dhe Majk nuk hezitoi aspak t’i përgjigjej, duke thënë se ishte Majlinda ajo që nuk e lejonte atë ta shihte, pasi ajo nuk arrinte ta kuptonte ndarjen.

Pas kësaj reagoi edhe Majlinda Zeka e cila tha se kjo gjë nuk ishte e vërtetë, por ai që nga lindja e Roanit nuk ishte përkujdesur për të, madje ajo u shpreh se ishte familja e saj ajo që ishin kujdesur financiarisht për të.

Por, ka qenë vëllai i Majlindës i cili ka mbështetur atë në gjithë çfarë po ndodhë këtë periudhë për të.“Gjithmonë mbrapa teje motra jem”, ka shkruar Agimi, vëllai i Majlindës.

MUND TË JU PËLQEJNË