Festivali i Këngës në RTSH, edicioni i 57-të do të zhvillohet mbrëmjet e datave 20, 21 dhe 22 dhjetor.

Këtë vit në mesin e shumë artistëve të suksesshëm është edhe këngëtarja, Eliza Hoxha, shkruan lajmi.net.

Kënga me të cilën artistja prezantohet këtë vit titullohet “Peng”. Një dashuri e mbetur peng e shkruar në nota e vargje nga vetë Eliza.

“Nuk kishte ndryshe se si të përmbyllej ky vit fantastik pos me një këngë të re. Më kishte marrë malli. Do të jem tek Fest TVSH dhe këtë herë si asnjëherë me këngë e tekst timin. E falënderoj shumë Adi Hilën për orkestrimin fantastik. Kënga titullohet “PENG” ndërsa unë kam shumë nevojë për dashninë dhe përkrahjen tuaj”, janë fjalët e saj.

Duhet theksuar se 22 artistët janë në garë për ta përfaqësuar Shqipërinë në ‘Eurovision 2019’.

MUND TË JU PËLQEJNË