Mamatë dhe gjyshet ju këshillojnë gjithmonë të mos flini kurrë me flokët e lagur pasi rrezikoni të ftoheni ose në rastin më të keq, të merrni ndonjë bronko-pneumoni të mundshme.

Herë i keni dëgjuar këshillat e tyre e herë i keni lënë vend përtacisë dhe jeni shtrirë për të fjetur me kokën e lagur.

Të flesh me flokët e njomë është shumë herë më e dëmshmë nga ç’mund ta merrni me mend.

Dhimbje koke
Fjetja me kokën lagur mund të shkaktojë dhimbje koke.

Kjo ndodh pasi gjatë gjumit temperatura e trupit rritet duke krijuar një çrregullim ndërmjet temperaturës së sipërfaqes së skalpit dhe lagështisë së flokëve.

Me siguri të nesërmen në mëngjes do të zgjoheni me dhimbje koke.

Infeksione
Jastëku është ajo pjesë e shtrojës ku akumulohen bakteret, qelizat e vdekura të lëkurës, vajërat e trupit të njeriut dhe papastërtitë e tjera nga mos pastrimi i grimit.

Kontakti i drejtpërdrejtë i flokëve të lagura me jastëkun krijon terrenin perfekt për zhvillimin e infeksioneve të ndryshme që stimulohen edhe nga përmbajtja yndyrore e balsamit që keni në kokë.

Këputja e flokëve
Shpeshherë themi që rënia dhe këputja e flokëve ndodh si pasojë e një diete ushqimore të varfër, por ky nuk është justifikimi i duhur.

Fjetja me flokë të lagur ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në këtë fenomen.

Ku flini me flokë të lagur dhe aq më tepër të pakreur, flokët ngjiten me njëri-tjetrin dhe këputen pasi folikula është e dobët.

MUND TË JU PËLQEJNË