Meghan Markle dhe Princ Harry u bënë prindër për herë të parë me datë 6 maj dhe në jetë ka ardhur djali i tyre të cilin kanë vendosur ta quanin Archir.

Ditën e djeshme Harry ka marrë dhuratën e tij të parë për të birin dhe ka ardhur nga Princesha Margriet e Holandës. Ai ishte i ftuar special në “Invictus Games” dhe mori një trupore pambuku për Archie-n dhe fytyra e tij tregonte gjithë gëzimin e madh për këtë dhuratë simbolike.

Harry është shprehur edhe ditën e lindjes se ndodhet në qieelin e shtatë dhe po përjeton një emocion të jashtëzakonshëm. Gjatë fjalës së tij në “Invictus Games” nuk munguan as batutat me statusin e ri.

MUND TË JU PËLQEJNË