Princi Harry dhe Dukesha e Sussex, Meghan Markle, kanë vendosur së fundmi që të mos ndjekin më asnjë person në profilin e tyre në rrjetin social “Instagram”.

Ata madje nuk ndjekin më as anëtarët e tjerë të familjes mbretërore. Një vendim i tillë është marrë pasi, Meghan dhe Princ Harry dëshirojnë që “Instagram”-in e tyre ta përdorin vetëm për kauza të caktuara.

“Kush është forca juaj e ndryshimit?”, shkruajnë Princi dhe Dukesha në postimin e fundit. Ata gjithashtu sqarojnë se duan që të jetë publiku ai që do të sugjerojë për individët apo organizatat që ata do ndjekin në këtë rrjet social.

Në komentet që do të bëhen në postimin e fundit, ata do të zgjedhin 15 prej tyre dhe më të privilegjuara do të jenë organizatat humanitare.

MUND TË JU PËLQEJNË