Almeda Abazi është një nga aktoret më të njohura dhe të dashura e cila kohëve të fundit ka pasur shumë suksese.

Shumë shpejt ajo pritet të bëhet nënë për herë të parë, duke ndarë me fansat e saj të gjithë rrugëtimin e ëmbël.

Ajo ka realizuar një set fotografik me barkun e rrumbullakosur në ditët e fundit të pritjes së ëmbël dhe siç e shohim në fotot e publikuara, aktoren e ka zbukuruar nuri i shtatzënisë.

“S’mund të kërkoja më shumë”, shkruan Almeda krahas fotove, duke na treguar të gjithëve se sa e lumtur është./Metro/

 

MUND TË JU PËLQEJNË