Vitet e fundit janë bërë studime pafund për të zbuluar se çfarë e shkakton pagjumësinë te njerëzit dhe disa prej përgjigjeve shkencore variojnë nga të parit televizor në dhomën e gjumit e deri te zgjedhja e një dysheku të parehatshëm.

Nëse edhe ju bëni pjesë në grupin e njerëzve që vuani nga mungesa e gjumit, këto mund të jenë disa prej shkaqeve.

Pini kafe pasdite

Sipas disa studimeve konsumimi i kafesë deri në 6 orë para gjumit shkakton mungesën e tij. Në vend të kafesë konsumoni një pije me qumësht ose një çaj bimor.

Keni zgjedhur dyshekun e gabuar

Zgjedhja e një dysheku të parehatshëm ose përdorimi i një dysheku për shumë kohë ndikon negativisht në gjumin tuaj. Dysheku duhet të përshtatet me formën dhe peshën e trupit tuaj.

Hani shumë në darkë

Konsumimi i darkës rekomandohet të bëhet disa orë para gjumit dhe të jetë një vakt i lehtë, në të kundërt do të shkaktojë probleme me gjumin, por edhe shtim në peshë.

Shumë dritë kaltër

Drita kaltër e ekranit të telefonave, tabletit apo PC-së është një prej shkaktarëve kryesorë të pagjumësisë.

Dehidratimi

Sipas US Sleep Foundation, të qenit të hidratuar ju ndihmon për të pasur cilësi më të mirë të gjumit.

Puna nga shtëpia

Të punosh nga shtëpia mund të duket gjëja më e mrekullueshme në botë, por në fakt nuk është kështu. Puna nga shtëpia përbën një rrezik të madh për sa i përket gjumit.

Njerëzit që punojnë nga shtëpia bëjnë një gjumë shumë më të keq sesa të tjerët.

Të flesh në orare të ndryshme

Është mirë që të shtriheni për të fjetur çdo natë në të njëjtën orë. Në këtë mënyrë stërvitni trurin tuaj për të fjetur kur vjen ora e gjumit.

MUND TË JU PËLQEJNË