Nju Jorku ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pas shpërndarjes së virusit COVID-19 edhe në Amerikë.

Mirëpo kjo nuk i ka penguar shqiptarët që të mblidhen në një lokal ‘’Prince Coffee Shop’’ që gjendet në këtë qytet. Madje një televizioni lokal i ka kushtuar një reportazh mbledhjes së komunitetit shqiptar këtu.

‘’Kjo pjesë e qytetit ka treguar shtim të popullësisë shqiptare’’, thotë reporterja duke treguar që ata nuk po ndalen nga masat e jashtëzakonshme për të pirë kafen e tyre.

Edhe një punëtor në këtë kafene me emrin Florian Lota thotë se konsumatorët ijnë gjithmonë edhe në kushte ekstreme që të pijnë kafet e tyre.

Videoja është bërë hit në rrjete sociale,

‘’Asgjë nuk i ndanë shqiptarët nga kafeja e tyre’’, thuhet në përshkrimin e një përdoruese të Tëitter.

MUND TË JU PËLQEJNË