Përbërësit

Për brumin:

250 gr miell

1 ½ dl ujë të vakët

10 gr tharm buke

2 lugë vaj

kripë

Për mbushjen:

350 gr spinaq

4 vezë

1 filxhan ajkë të thartë/shtalpë

vaj

kripë dhe piper i zi

100 gr djath mozzarella

Udhëzimet

Hapi 1 

Në një enë bashkojini ujin e vakët me tharmin e bukës. Lërini të pushojnë pak derisa të fermentohet tharmi e më pas shtoni miellin, vajin, kripën.

Hapi 2

Bëni një brumë të butë.

Hapi 3 

Brumin punojeni mirë derisa të mos ngjis më për duarsh.

Hapi 4 

Tepsinë lyejeni me pak vaj dhe në të shtrijeni topthin e brumit të krijuar. Hapeni me duar.

Hapi 5 

Pas kësaj, petën lëreni të pushojë për 20 minuta.

Hapi 6 

Ndërkohë ziejeni spinaqin në ujë me kripë, kullojeni e priteni në copa të mëdha.

Hapi 7 

Shtojani vezët e rrahura, shtalpën, kripën e piperin.

Hapi 8 

Përziejini mirë të gjitha.

Hapi 9

Këtë masë shtrojeni mbi petën e picës.

Hapi 10 

Në fund sipër spinaqit shtoni djathin mozzarella të copëtuar në copa të mëdha.

Hapi 11

Lëreni të pushojë edhe 15 minuta të tjera.

Hapi 12 

Më pas piqeni në furrën e parangrohur në 200 gradë për afro 20 minuta.

Hapi 13 

Ju bëftë mirë.

MUND TË JU PËLQEJNË