Përbërësit:

200 gr makarona

2 lugë gjelle gjalpë

30 gr miell

1 lugëz mustardë

½ lugëz salcë Worcestershire

2 filxhana qumësht 2.8%

150 gr djath

kripë dhe piper i zi

Përgaditja:

Hapi 1

Furrën ngroheni në 180 gradë. Makaronat ziejini sipas udhëzimeve në paketim.

Hapi 2

Ndërkohë shkrijeni gjalpën në tigan.

Hapi 3

Shtoni miellin, kripën, piperin, mustardën dhe salcën Worcestershire. Ziejini të gjitha në temperaturë mesatare derisa të trashen.

Hapi 4

Më pas largoni tiganin nga zjarri e shtoni qumështin. Kthejeni në zjarr edhe për një minutë, duke e përzier vazhdimisht.

Hapi 5

Shtoni djathin dhe prisni derisa ky të fillojë të shkrihet.

Hapi 6

Makaronat e kulluara bashkojini me salcën e djathit, zbrazini në enë qeramike dhe piqini në furrën e parangrohur për afro 20 minuta.

Hapi 7

Ju bëfshin mirë.

MUND TË JU PËLQEJNË