Ledri ka festuar dje ditëlindjen e 33-të dhe ndryshe nga sa mund t’a mendoni nuk ka patur aspak një ditëlindje ‘tradicionale’.

Ndryshe nga herët e tjera këtë vit reperi ka festuar duke punuar.

Ai ka qenë duke performuar në një club në Prishtinë, por nuk munguan edhe surprizat nga miqtë e tij.

Clubi ku Ledri performoi kishte përgatitur një dhuratë për të, shishet të gjitha mbanin emrin e reperit dhe madje në skenë së bashku me të u ngjit të performonte edhe reperja Tayna dhe Lumi B të cilët ndezën atmosferën.

Ledri shfaqej shumë i lumtur teksa ishte i rrethuar nga fansat, të cilët këndonin çdo këngë të tij.

MUND TË JU PËLQEJNË