Tuna Sejdiu ka kohë që është bërë nënë i një djali që e ka pagëzuar me emrin Tiar.

Djali i këngëtares Tuna Sejdi është një talent i lindur dhe këtë nuk ngurron të na e tregojë babi Patris, sa herë që i jepet mundësia.

Në një video të fundit të publikuar në Instagram, ai u tregon fansave talentin në muzikë që ka i biri, i cili shihet teksa regjistron veten duke kënduar.

Në video dëgjohet qartë që Tian nuk e shqipton dot shkronjën ‘R’ teksa thotë: “Doo le mi fa co la ci dooo”!

Nuk është hera e parë që Tuna dhe Patrisi zbulojnë video të tilla të Tian, i cili edhe pse 2 vjeç është super i talentuar.

Javën e kaluar Tuna ndau me ndjekësit të gjitha këngët e albumit të saj “Fortuna” në YouTube që u pritën mjaft mirë nga fansat.

MUND TË JU PËLQEJNË