Këtë verë Elvana Gjata është përfolur kaq shumë.

Dhe jo më kot pasi aludimet për lidhjen dhe fejesën e saj nuk kanë patur të ndalur.

Dyshmet u përforcuan dhe më shumë gjatë koncertit në Prishtinë të këngëtares, ku u vu re se ajo mbante një unazë diamanti në gisht.

Edhe pse gjatë intervistave Elvana nuk pranoi gjë, përgjgijet e saj linin të kuptohej se ajo ishte në një lidhje mjaft serioze, e madje mund të jetë fejuar.

Dhe duket se së fundmi këngëtarja nuk ka aspak frikë të dali hapur.

Ajo ka postuar disa foto në Instagram, ku mund të themi se duket qartë që do të tregojë unazën.

Është kjo një mënyrë e veçantë për të na treguar që është fejuar apo po luan me ne?

E megjithatë, ky detaj nuk mund t’i humbiste ndjekësve të saj të cilët e kanë komentuar kaq shumë!

MUND TË JU PËLQEJNË