Kur vjen puna tek eventet të cilat janë të rëndësishme dhe numri i personazheve të njohur të ekranit është i madh, femrat bëjnë të pamundurën që të duken sa më seksi dhe të tërheqin vëmendjen e medieve rozë.

Kësaj radhe në “Festivalin e Filmit në Venecia”, Lady Gaga ka qenë femra e cila ka tërhequr vëmendjen maksimale të mediave me fustanin e saj ngjyrë rozë i cili realisht e ka bërë këngëtaren të duket si një princeshë.

Edhe pse tërhoqi vëmendjen e të gjithëve këngëtarja u komentua edhe për një tjetër shkak, mesa duket fustani i saj nuk ishte i panjohur për audiencën. Të njëjtin fustan veshi edhe Kaia Gerber në sfilatën e Valentino Couture dy muaj më parë.

Duke hequr dorë nga flokët voluminozë dhe të gjatë të modeles 16-vjeçare, Gaga zgjodhi një topuz të kuruar në detaje të shoqëruar me një grim tipik për tapetin e kuq.

MUND TË JU PËLQEJNË