Aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman dhe bashkëshortja e tij bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi pasi kanë mësuar se do të bëhen me fëmijë kanë blerë vilë afër familjeve të tyre.

Mediat turke shkruajnë se çifti do të fillojnë të bëjnë blerjen e mobilieve, ndërsa thuhet se ata do të zhvendosen në shtëpinë e re në fund të muajit.

Çifti i lumtur, thuhet se një katë të vilës së tyre do ta ndajë vetëm për fëmijën e tyre.

Ndryshe, Almeda para disa ditëve në rrjetin social Instagram ku numëron ndjekës të shumtë, ka zbuluar gjininë e fëmijës së tyre.

“Është djalë” ka shkruar Almeda krahas videos që pati publikuar.

MUND TË JU PËLQEJNË