Meghan Markle dhe Harry, habitën botën me kërkesën e tyre për t’u larguar nga familja mbretërore.

Me dëshirën e tyre, ata humbën statusin mbretëror dhe tashmë kanë nisur jetën e re në Kanada.

Larg familjes mbretërore dhe me më pak amgazhime tani ata bëjnë një jetë normale dhe Meghan ka ndërmend t’i kthehet pasionit të saj të vjetër, aktrimit.

Mediat e huaja shkruajnë se puna e parë televizive e Meghan Markle pas largimit nga familja mbretërore do të jetë në një serial kanadez.

Meghan do të shfaqet disa herë në “I Do, Redo,” përkrah shoqes së saj të ngushtë, dizajneres nga Toronto, Jessica Mulroney.

TORONTO, ON – NOVEMBER 23: Actress Meghan Markle and Jessica Mulroney attend the Equinox Yorkville Dinner held at Kasa Moto on November 23, 2015 in Toronto, Canada. (Photo by George Pimentel/WireImage)
Meghan u bë shkak për largimin e Harry nga familja mbretërore. Ajo nuk u përshtat dot me jetën e re, prandaj bashkëshorti e mbështeti dhe tani janë më të lumtur se kurrë.

MUND TË JU PËLQEJNË