Loredana Zefi ka javë të tëra që u shndërrua në ikonën më të përfolur në showbiz.

Shkas për këtë u bë skandali me çiftin zvicëran që u mediatizua edhe në mediat e huaja dhe ato vendore, shkruan “Kosovarja”.

Në konferencën e mbajtur në Kosovë para mediave dhe publikut, Lori dhe Mozziku u shfaqën së bashku më të fortë se kurrë dhe dukej se gjithçka po shkon mes tyre për mrekulli.

Nuk vonoi shumë dhe filluan thashethemet se çifti i njohur i dhanë fund martesës së tyre, për ta konfirmuar atë më vonë vetë ata, shkruan “Kosovarja”.

Loredana ka vazhduar edhe pas asaj kohe të sjellë projekte, por jo edhe ish bashkëshorti i saj.

Lori po ashtu nuk mungon as me përditësime të ndryshme, e së fundi po duket se pavarësisht në çfarë kaloi ajo veç po zbukurohet.

MUND TË JU PËLQEJNË