Almeda Abazi ka folur për ndjenjën e të bërit nënë. Ajo ka folur edhe njëherë për ndjenjën e të bërit nënë. Në një intervistë të dhënë për ‘Who’, ajo ka treguar se dhoma e djalit të saj është e thjeshtë dhe se blerjet për të ka nisur t’i bëjë që në muajin e tetë të shtatzënisë.

E pyetur nëse kanë planifikuar për pushime, përgjigja e saj ishte shumë e ëmbël.“Me thënë të drejtën jo! Po jetojmë pushimet më të bukura të jetës, shtrirë me Efehan mes nesh”, tha ajo.

Almeda ndër të tjera ka treguar se Tolga po i ndihmon shumë për djalin, madje si në shaka ka thënë se gjumin po e bëjnë me turne./Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË