Dje u luajt ndeshja Kosovë-Çeki, ku ekipi përfaqësues i Kombëtares së Kosovës arriti të përmbysë rezultatin, nga 0-1, në 2-1 për të marrë 3 pikë të rëndësishme në grupin A.

Kjo i gëzoi shumë tifozët e pranishëm në stadium si dhe gjithë shqiptarët, që e festuan këtë fitore ndaj Republikës Çeke.

Ndër shumë emra të njohur që festuan, u pa edhe futbollisti Milot Rashica i cili në pamundësi për të zbritur në fushë për shkak të një lëndimi, ishte ndër tifozët më të flaktë të Kosovës në stadium dhe jasht tij.

Në një video të publikuar nga këngëtari Meda, shihet Miloti duke kënduar dhe festuar së bashku me këngëtarin.

Kujtojmë që Kombëtarja e Kosovës në futboll, po përflitet shumë nëpër botë për shkak të sukseseve që po korrë, madje kjo i ka rënë në sy edhe trajnerit të njohur gjerman Jurgen Klopp. /Indeksonline/.

MUND TË JU PËLQEJNË