Lirimi dhe Lulja janë çifti më simpatik në gjithë Kosovën, të cilët kanë bërë bujë me aktivitetin e tyre që e kanë ndarë me mijëra ndjekës në Instagram.

Por për fat të keq Lulja po kalon nëpër një sëmundje të rëndë, rast ky i cili po prek zemrat e secilit, shkruan “Kosovarja”.

Javë më parë bashkëshorti i saj Lirimi, ishte ai i cili i informoi publikun rreth gjendjes së Lules.

Lirimi kishte treguar se Lulen nuk do ta shohin për tre muaj ai dhe vajza e tyre e vogël Elena.

Por, pas disa javësh lufte me kimioterapinë Lulja është rikthyer në shtëpi për pak pushim, gjë të cilën e tregoi bashkëshorti i saj me anë të një postimi në Instagram.

Theksojmë se Lirimi çdo herë është në mbështetje të Lules, duke i qëndruar pranë çdo moment, e për tu solidarizuar me të edhe ai ka prerë flokët njëjtë si ajo./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË