Shumë këngëtarë ndjejnë siklet dhe bezdi të tregojnë publikisht pagesën e tyre në një koncert, e aq më tepër nëse i pyet se cila është vlera më e ulët që janë paguar.

Por ka edhe nga ata të tjerët që nuk ndjejnë asnjë lloj sikleti ta tregojnë publikisht këtë gjë, si një etapë fillestare që çdo artist mund ta kalojë.

Orgesa Zaimi e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb” të “Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut nuk ka refuzuar të tregojë se cila është pagesa më e ulët që ajo ka marrë.

“Nëpër rrethe paguajnë shumë pak. Me dy zero ka qenë. Tek 100 mijë lekshi”,- është shprehur Orgesa.

Me siguri kjo vlerë i përket fillimeve të karrierës së saj. Orgesa është një ndër zërat më të pëlqyer të muzikës live dhe aktualisht këndon në disa nga lokalet më in të Tiranës, dhe jo vetëm.

MUND TË JU PËLQEJNË