Artistëve kosovarë nuk iu shkoi aspak mirë inkuadrimi në politikë dhe tentimi për t’u bërë deputetë.

Aderimet e artistëve në parti politike në prag të zgjedhjeve qenë të shumta, e madje u kritikuan nga populli për këtë, Adelina Berisha, Arta Nitaj, Kaci Lleshi, Aida Doçi, Fisnik Ademi, Jeton Zogjani, Geta Beqa dhe Eqrem Berisha ishin artistët të cilët përkrahën partitë e caktuara.

Mirëpo, këta tre të fundit ishin dhe emrat që kandiduan për deputet në Kuvendin e Kosovës.

Sot, Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) publikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit, artistët, Jeton Zogjani kandidat për deputet nga radhët e AAK-së, Geta Beqa nga PDK, dhe Eqrem Berisha nga Nisma u bë e ditur se nuk morën vota të mjaftueshme për t’u bërë deputet të Kuvendit të Kosovës.

Aktori Jeton Zogjani ka arritur të mbledhë 980 vota.

Për dallim nga Zogjani, ish aktorja dhe trajnerja e fitnesit, Gentiana Beqa Ahmeti ka marrë 2 mijë e 465 vota.

Ndërsa aktori nga emisioni “Odeon”, Eqrem Berisha ka mbledhur vetëm 446 vota.

MUND TË JU PËLQEJNË