Shatërvani, pa dyshim është një nga pikat më të frekuentuara në qytetin e lashtë e të bukur të Prizrenit. E, kush nuk ka pirë së paku një herë ujë në Shatërvan? Dikush për ta shuar etjen, dikush kurreshtjen, e dikush me dëshirën dhe shpresen përta gjetur fatin e jetës, shkruan “Kosovarja”.

Ka legjenda pa fund për kroin në Shatërvan. Plaku Ibush Gashi, pohon se ka dëgjuar edhe një histori për këtë krua, ku thotë se një Zanë e bukur mali hirplotë ka urdhëruar që të ndërtohet ky krua.

“Kjo zanë e bukur hirëplot, nuk duhej t’i shpë-tonte zemërimit të Zotit, ndaj Ai e ktheu në një kodrinëzë shkëmbore, mbi të cilën një ditë filluan të vendosen gurë mbi gurë dhe u ndërtua një kështjellë e madhe, e bukur, që qëndron edhe sot madhështore si bjeshkë e nën fund të saj rrjedhë uji i pastër”.

Sot, qindra zana të bukura të kohëve moderne, shkojnë në Prizren për të pirë ujë në Shatërvan, me shpresen se fati do tu buzëqesh me një burrë të mirë, shkruan “Kosovarja”.

Në vijim, po sjellim një galeri fotosh për të gjithë ju që u ka marrë malli për Shatërvanin e famshëm të Prizrenit. Madje, edhe disa të njohura të estrades, e kanë pranuar se kanë pirë atje ujë për nafakë. A u martuan?

MUND TË JU PËLQEJNË