Thuhet se pas ndarjes nga Isaac, Dua Lipa ka nisur një romancë të re.Pas ndarjes nga kuzhinieri, Isaac Carew, emri i këngëtares Dua Lipa po përmendet shpesh për romanca të reja.

Njëherë u fol se ajo po flirton me vëllain e motrave Gigi dhe Bella Hadid.Mirëpo DailyMail shkruan së fundmi se Dua u kap duke u puthur me këngëtarin e njohur Chris Martin në prapaskenat e festivalit “Glastonbury”.

“Sapo Chris pa sytë e Duas, ai ishte i ngrirë në vend, dhe qëndroi me të përgjatë gjithë mbrëmjes. Ajo dukej e lumtur që ishte pranë tij dhe madje e prezantoi atë me familjen e saj.

Ishte e qartë se kishte shumë kimi mes tyre – dhe kur ata u drejtuan në bar Guerilën në zonën Shangri-La, ata ndanë një puthje me njëri-tjetrin”, tha një burim për mediat e huaja./Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË