Këngëtarja shqiptare Dua Lipa, ka arritur që me talentin e saj në muzikë, të bëjë për vete një numër të madh të fansave gjithandej nëpër botë.
Madje Lipa, ka kapur me sukses majat e toplistave më të rëndësishme botërore.
Duke gëzuar një famë të madhe nëpër botë, padyshim se secila paraqitje e saj bën bujë të madhe te publiku dhe te mediat rozë.
Njësoj ka bërë edhe së fundmi, ku ajo është paraqitur nga Sydney i Australisë, me ç’rast ka shkëlqyer me këtë paraqitje.
E veshur me plot stil, ajo ka marrë vëmendjen e afro 40 milionë ndjekësve, që e ndjekin këngëtaren shqiptare hap pas hapi.