Arbenita Ismajli dhe Fero janë padyshim një nga çiftet më të ndjekura në rrjete sociale dhe që sigurisht ndiqen në çdo lëvizje të tyre.

Kjo lidhje gjithashtu ka shkaktuar edhe shumë polemika, pasi ka plot njerëz që mendojnë se reperi nuk e meriton modelen si të dashur, por Fero gjithmonë i ironizon këto komente.

Në foton e fundit të publikuar në Instagram, modelja shfaqet me një qen të cilin ajo e do shumë dhe e ka shoqëruar me një përshkrim të lezetshëm: “Ju betohem që ai është më i lumtur pas kamerave”.

Mirëpo, një ndjekës nuk e ka përmbajtur veten duke i kujtuar sërish lidhjen me reperin: “Ja ku je ti dhe Fero”.

Arbenita duket se është ndjerë tepër e ofenduar nga ky koment, të cilit ka preferuar t’i kthejë përgjigje: “Mos ha m**” – i është kthyer ajo ndjekësit.

Më tej pas bllokimit të komenteve në foto, Arbenita ka paralajmëruar të gjithë ndjekësit që të mos shpërndajnë negativitet në Instagram-in e saj dhe të shikojnë punët e tyre.

MUND TË JU PËLQEJNË