Gjithmonë është cilësuar si femra më e bukur shqiptare, e tani në këto vitet e fundit po i shkon ende më shumë ky emër.

Mimoza Mustafa, emër ky i paharruar për të gjithë publikun, ani pse pauza e saj e bëri të veten dhe për një kohë nuk u përmend asnjëherë, shkruan Kosovarja.

Rikithimi i saj bëri që të gjithë ti kthejë nga ajo ende me fuqishëm dhe më shumë falë produktivitetit që po bën tani në muzikë dhe po sjell përsëri hite e melodi të veçanta.

Muzika e ka bërë që jo vetëm të japë maksimumin nga talenti i saj, por edhe të shkëlqejë në secilën paraqitje që shfaqet ani pse të 40-tave ia ka mësyer që moti.

Këtë fakt nuk e fshehin dot fytyra dhe imazhet e saj, e cila çdo ditë e më shumë të jep përshtypjen e një vajze të re, të bukur e shumë të plotësuar.

Madje, ndonjëherë sharmi dhe eleganca e saj të lëjnë pa mend. A thua ku po e gjen gjithë këtë bukuri, apo sillet ndonjë reçetë sekrete që nuk e ndan me askënd. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË